Albanische Sprache
Të dashura femra
■ ... A jeni të detyruara të kryeni akte seksuale me njerëz të tjerë kundër vullnetit tuaj?
■ ... Ju është konfiskuar pasaporta?
■ ... A ndryshon vazhdimisht vendi Juaj i punës pa ju lejuar të shpreheni?
■ ... A duhet t'i jepni një pjesë të madhe të parave Tuaja dikujt tjetër?
■ ... Orari Juaj i punës është shumë i gjatë dhe nuk ju lejohet të bëni pushime të shkurtra apo leje?
■ ... A jeni duke u vëzhguar dhe kontrolluar vazhdimisht?
Ne ju mbështesim!
→ Ne ju informojmë për të drejtat tuaja (p.sh. e drejta e qëndrimit, azilit dhe ligji social)
→ Ne organizojmë strehim të sigurt, anonim.
→ Ne ju shoqërojmë në procesin e anonimizimit.
→ Ne ofrojmë mbështetje para, gjatë dhe pas një seance gjyqësore.
→ Ne ju këshillojmë për mundësitë e integrimit gjuhësor dhe profesional.
→ Ne ofrojmë informacion dhe mbështetje kur ktheheni në vendin tuaj të origjinës.
Ne punojmë në mënyrë konfidenciale - pa pagesë - në mënyrë të paanshme.
Ne ofrojmë këshilla me mbështetjen e ndërmjetësimit/interpretimit gjuhësor në gjuhën përkatëse të origjinës dhe, nëse dëshironi, në mënyrë anonime.
Ne të ndihmojmë...
■ ... nëse ke një plan jete të ndryshëm nga prindërit tuaj.
■ ... nëse je rrahur, fyer, kërcënuar ose abuzuar seksualisht.
■ ... nëse ke frikë të martohesh kundër vullnetit tënd.
■ ... nëse tashmë je detyruar në një martesë dhe dëshiron të dalësh prej saj.
■ ... kur dikush të kërcënon me dhunë në emër të “nderit”.
■ ... nëse vihesh nën presion dhe kontrollohesh nga familja juaj, për shembull nëpërmjet izolimit ose ndalimit të shkollës.
■ ... Nëse ke frikë se mos të nxjerrin jashtë vendit.
Ne të mbështesim!
→ Ne të informojmë për të drejtat e tua (p.sh. e drejta e qëndrimit, azilit dhe ligji social)
→ Ne organizojmë strehim të sigurt, anonim.
→ Ne të shoqërojmë në procesin e anonimizimit.
→ Ne të ofrojmë mbështetje para, gjatë dhe pas një seance gjyqësore.
→ Ne të këshillojmë për mundësitë e integrimit gjuhësor dhe profesional.
Ne punojmë në mënyrë konfidenciale - pa pagesë - në mënyrë të paanshme.
Ne ofrojmë këshilla me mbështetjen e ndërmjetësimit/interpretimit gjuhësor në gjuhën përkatëse të origjinës dhe, nëse dëshironi, në mënyrë anonime.